Përmbledhja e paraqitjes ‘perfekte’ të Pedrit kundër Italisë, tregon se ai do ta ‘sundojë’ botën

Përmbledhja e paraqitjes ‘perfekte’ të Pedrit kundër Italisë, tregon se ai do ta ‘sundojë’ botën

Spanja dhe Italia dhuruan një prej ndeshjeve më të mira të kompeticionit mbrëmë, në gjysmëfinalen e Euro 2020 në ‘Wembley’.

Me një vend në finale në rrezik, dy superfuqitë e futbollit evropian dhuruan spektakël derisa luftuan për të arritur aty ku të gjithë ëndërrojnë, transmeton Periskopi.

Në fund, takimi shkoi në penallti, ku triumfoi Italia, pasi 120 minutat lojë nuk dhuruan fitues, me rezultatin 1-1.

Supertalenti i Barcelonës, Pedri absolutisht shkëlqeu për Spanjën, duke dhuruar momente që nënvizojnë talentin e jashtëzakonshëm të tij.

Në fakt, paraqitja e tij ishte afër perfektes, derisa ai kompletoi çdo pasim të mundshëm që e provoi përgjatë 90 minutave të parë.

Po, pra. Të gjitha 55 pasimet e tij e gjetën cakun.

Shikoni më poshtë paraqitjen e 18-vjeçarit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: