Katër të arrestuar në Prishtinë për “lëndim të rëndë trupor”
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor.
Njëri prej tyre edhe i është konfiskuar arma.
“Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri”.