Përleshja brutale midis arinjve dhe ujqërve përfundon me viktima

Periskopi.com Fun

Ky është momenti shokues kur katër arinj vrasin një ujk të egër në një kopsht zoologjik holandez.

Një vizitor i tronditur filmoi momentin kur arinjtë kaf shqyejnë ujkun në një pellg uji në kopshtin zoologjik Dierenrijk në Mierlo.

Dy ujqër të tjerë u përpoqën me dëshpërim të shkëpusnin arinjtë, por nuk arritën të ndalnin vrasjen.

Punëtorët e parkut thanë të tronditur se nuk ia kishin idenë se pse arinjtë u bënë kaq agresivë dhe sulmuan.

Arinjtë dhe ujqërit ndajnë të njëjtin vendbanim me disa kafshë të egra në disa kopshte në Evropë, përfshirë Woburn Safari Park në Bedfordshire, njësoj siç ndodh në natyrën e egër.

Kopshti zoologjik në Dierenrijk tha se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe nuk do t’i ndajnë kafshët.

Shpërndaje në: