Përleshen në mes të rrugës në Bazhdarhane të Prizrenit, të dyshuarit në kërkim të policisë

Përleshen në mes të rrugës në Bazhdarhane të Prizrenit, të dyshuarit në kërkim të policisë

Një përleshja ka ndodhur sot në mes të rrugës “Ahmet Krasniqi” në Bazhdarhane të Prizrenit, ku për motive akoma të panjohura, disa persona janë kapur me njëri – tjetrit. Sinjali publikoi pamjet e rrahjes, teksa rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Dy persona kanë mbetur të lënduar ndërsa dy të dyshuarit ende s’kanë rënë në prangat e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policia Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Gashi tha se dy të dyshuarit që kanë ikur janë emra të njohur për Policinë, ndërsa dy viktimat që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar për trajtim mjekësor.

Shpërndaje në: