Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton
Beteja e Kate Middleton me kancerin po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas Radar Online, Princesha e Uellsit vuan nga lodhja, vjellja dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.
Pavarësisht kësaj, Kate po përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen.
Princesha po bën “përpjekje të mëdha për të fshehur” shqetësimet që ndjen “sidomos nga fëmijët”. “Për fat të keq, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë”.
Megjithatë ajo po i merr trajtimet si një “luftëtare”, duke marrë gjithë kohën që i duhet për të pushuar dhe rikuperuar.