Përjashtimi nga Kosova, Zhegrova e Muric fshijnë fotot me fanellën “Dardane”
Edon Zhegrova dhe Aijanet Muric janë aktivizuar në rrjetet sociale pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën.
Ata kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin me fanellën ”Dardane” në profilet e tyre në Instagram.
Zhegrova, Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda në vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.