Periskopit i vijnë mesazhe me përmbajtje interesante: A ka mundësi me m’i lëshu komentet?
Redaksia e Periskopit po merr mesazhe të shumta ditët e fundit në lidhje me komentet në faqen e saj në Facebook.
Një grumbull mesazhesh që kanë të bëjnë me komentet në faqen e Facebookut i kanë ardhur redaksisë së Periskopit gjatë kësaj jave.
Disa prej tyre madje ishin edhe në numrin e telefonit që shfaqet në të dhënat e redaksisë.
“Përshëndes Periskopin, a ka mundësi me m’i lëshu komentet e ‘like’-t se m’i keni blloku,” – është një ndër mesazhet e tilla.
Periskopi njofton qytetarët se nuk ka ndërmarrë ndonjë fushatë bllokimesh të profileve. Të vetmet profile të bllokuara, në formë sporadike, janë ato të rremet ose profilet të cilat shpërndajnë gjuhë eksplicite të urrejtjes.
Redaksia po hulumton nëse qytetarët që potencialisht janë bllokuar kanë thyer rregullat e komunikimit.
Në pamundësi për të kontrolluar seksionin e komenteve në mënyrë adekuate, tash e 9 muaj Periskopi ka vendosur që edhe vetë të përfshihet në komente duke kontribuar në debat publik më të shëndetshëm.
Kujtojmë që Periskopi gjatë muajve të fundit është bërë faqja më e lexuar në Kosovë. /Periskopi