Periskopi ishte më i mirë kur luaja me Interin: Chelsea dënon ashpër Lukakun për deklaratat
Romelu Lukaku pas intervistës së dhënë për ‘Sky Italy’, që ka trazuar botën, do të gjobitet nga drejtuesit e Chelsea.
Ylli belg ka nxitur reagime të shumta me deklaratat e tij për dëshirën që të kthehet tek Inter, dhe pakënaqësitë e tij me sistemin e Thomas Tuchel.
Lojtari dhe trajneri kanë biseduar dje me njëri-tjetrin dhe thuhet se janë dakorduar që të vazhdojnë në paqe aventurën te Chelsea.
Sipas ‘La Reppubblica’ thuhet se Lukaku do të gjobitet gjithsesi për deklaratat e tij.
Chelsea do ta gjobisë Lukakun me 500 mijë euro për deklaratat e dhëna për ‘Sky Italy’.
Kjo tregon një ashpërsi të madhe të ‘Bluve’ ndaj jo-profesionalizmit të Lukaku.