Perisiq me pagë simbolike te Hajduku, vetëm 1 euro
Ivan Perisiq është prezantuar dje te skuadra e Hajdukut të Splitit.
Perisiq do të marrë pagë vetëm një euro deri në fund të sezonit. Ai do të ketë një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me Hajdukun për dy afatet e ardhshme kalimtare të transferimeve.
Ai tashmë ka një ujdi verbale për bonusin për kualifikimin në fazën e grupeve të garave evropiane.
Sulmuesi kroat është huazuar nga skuadra angleze Tottenham Hotspur.