Perimja dimërore që lufton kancerin, sëmundjet e kockave dhe 7 probleme të tjera, por ne e lëmë pas dore
Mund të keni dëgjuar se brokoli është i shkëlqyer për ju. Ndoshta është një nga ushqimet më të mira që na vjen në mend kur kujtojmë produktet e shëndetshme. Por ju mund të mos e dini tamam-tamm se sa e dobishme është kjo perime kruçifere për shëndetin tuaj apo mënyrat në të cilat mund ta përfshini në vakte, gatime apo pije.
Brokoli përmban shumë lëndë ushqyese
Një kupë brokoli përmban vetëm 25 kalori, më pak se 5 gram karbohidrate, pa yndyrë dhe disa gram proteina bimore. Megjithatë, brokoli është plot me lëndë ushqyese. Një filxhan brokoli i gatuar siguron gati 250% të tragetit ditor të vitaminës K e cila ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave.
E njëjta sasi siguron 135% të nevojave ditore për vitaminë C, 50% të tragetit të kromit dhe mbi 40% për folate, një vitaminë e lidhr me memorien dhe shëndetin mendor.
Një kupë brokoli i gatuar siguron gjithashtu mbi 10% të nevojave ditore për vitamina A, B6, B2 dhe E si dhe fosfor, kolinë, mangan, bakër dhe kalium dhe të paktën 5% për magnez, zink, hekur, kalcium dhe selen.
Kjo perime gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3 me bazë bimore të quajtura acide alfa-linolenike, ose ALA, të cilat janë të lidhura me anti-inflamacionin dhe qarkullimin më të mirë të gjakut.
Brokoli është shumë i pasur në fibra
2-3 gram fibra të gjendura në një kupë brokoli ndihmojnë shëndetin tretës dhe ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve, të lidhura me anti-inflamacionin, imunitetin dhe shëndetin mendor.
Ndihmon në parandalimin e kancerit
Brokoli dhe perimet e tjera të familjes kruçifere lidhen me parandalimin e kancerit falë aftësisë së tyre për të parandaluar përhapjen dhe rritjen e qelizave kancerogjene. Perimet kruçifere gjithashtu suportoj apoptozën, ose sekuencën e vetë-shkatërrimit që trupi përdor për të eliminuar qelizat jofunksionale.
Ofron mbrojtje për zemrën
Perimet kruçifere përfshirë bokolin, mbrojnë zemrën duke reduktuar dëmtimin e arterieve që shkojnë drejt ngurtësimit, shpesh një pararendës për atakun e zemrës ose goditjen në tru.
Lidhet ngushtë me shëndetin e trurit
Disa nga nutrientët dhe substancat natyrale bioaktive të gjendura tek brokoli lidhen me funksionin e shëndetshëm të trurit dhe indit nervor, duke siguruar edhe mbrojtje kundra rënies së aftësive konjitive të lidhura me moshën.
Brokoli siguron kocka të forta
Brokoli është një perime unike që përmban disa komponentë ushqyes të domosdoshëm për formimin e kockave dhe parandalimin e humbjes së densitetit kockor si: vitamina K, kaliumi, magnezi, fosfori dhe kalciumi, bakri, hekuri, zinku, vitaminat A dhe C, si dhe vitaminat B.
Lufton inflamacionin
Përveç se ndihmon për të shmangur plakjen e parakohshme, fuqia anti-inflamatore e bronkolit është e lidhur me një rrezik më të zvogëluar të sëmundjeve kronike. Komponentët që lufotjnë inflamacionin mbrojnë qelizat nga dëmtimi i ADN-së dhe ndihmojnë në menaxhimin e gjendjeve ekzistuese inflamatore si diabeti i tipit 2, artriti reumatoid, gjendjet inflamatore të lëkurës, sëmundjet e zorrëve dhe obeziteti.
Është një detox natyral
Hulumtimet kanë treguar se komponimet që përmban brokoli veprojnë si detoksifikues, domethënë ndihmojnë në çaktivizimin e kimikateve që dëmtojnë potencialisht trupin.
Brokoli ofron mbrojtje antioksidante
Komponimet antioksidante të pranishme tek brokoli kanë treguar se luftojnë dëmtimin e lëkurës shkaktuar nga rrezatimi UV falë lutein-ës dhe zeaxanthin-ës të gjendura tek kjo perime.
Mënyra për të shijuar bokolin sa më shumë
-Në humus
-Në avull
-Në pesto
-Në sallata
-Supa
-Pesto
-Fritata