Përhapja e norovirusit shqetësim për britanikët, rastet spitalore dy herë më të larta se vitin e kaluar
Në Britani është parë një rritje e rasteve me virusin e quajtur norovirus, ku rastet spitalore janë dy herë më të larta se në këtë kohë në vitin e kaluar.
Të dhënat e NHS tregojnë se 371 shtretër janë mbushur nga pacientët me këtë virus, nga 344 një javë më parë.
Julian Redhead, drejtor klinik i kujdesit emergjent në Britani, tha se ky virus është një shqetësim i vërtetë, shkruan The Sun.
“Sëmundjet si gripi dhe norovirusi janë ende një shqetësim shumë i vërtetë”, u shpreh Redhead.
Infeksionet janë 34 për qind më të larta se mesatarja e pesë sezoneve dhe kanë tejkaluar nivelet para Covid, tregojnë
Të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), tregojnë se infeksionet janë 34 për qind më të larta se mesatarja e pesë sezoneve dhe kanë tejkaluar nivelet e para COVID-it dhe sipas të dhënave, shumica e rasteve janë të moshës mbi 65 vjeçare.
Norovirusi zakonisht shfaqet gjatë dimrit dhe simptoma e parë është vjellja, më pas dhimbja e stomakut dhe diarrea.