Përgjimi i dytë i Bedri Shabanit – konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s
Në përgjimin e dytë që sjell “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.
Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.
Gjatë bisedës merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”.