Përgjimet e Kusarit me Radojiçiqin/ Izmaku: Mimoza ia ka borxh së paku një shpjegim djalit të Afrim Bunjakut

Përgjimet e Kusarit me Radojiçiqin/ Izmaku: Mimoza ia ka borxh së paku një shpjegim djalit të Afrim Bunjakut

Anëtarja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka folur për bisedën e Kusarit me kriminelin serb Radojciq.

Ajo në një video-podcast për Periskopin ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harroj që kjo Qeveri ka folur me një kriminel.

Nuk besoj që kanë me përbi këtë kafshatë shumë lehtë ky popull, sepse ju jeni ata që na keni quajtur neve komplet tradhtarë, që është dashur me bisedu me një komunitet serb brenda Kosovës me një listë serbe e cila është pjesë kategorike kushtetuese, brenda e ki në Kuvend. Ti, sot po nxinesh duke fol dhe aq më keq që ti je betu në jetën tënde që nuk ke fol, ti nxinesh dhe heshtje varri, nuk del askush me thënë një fjalë, askush nuk tregon cka ka ndodh në ato biseda, a ka ende biseda, incizime, për cka ke fol me një kriminel, u shpreh ajo.

Sipas Izmakut, Kusari ia ka borxh një shpjegim familjes së Afrim Bunjakut, i cili u vra pikërisht nga banda e Radojciqit.

Unë e kam thënë një fjalë publike, a bën së paku me ia thënë një fjalë të voël familjes së oficerit të vrarë, Afrim Bunjakut, me iu dhënë shpjegim se për cfarë keni komuniku ju si Qeveri me kriminelin që bandat e tij e kanë udhëheq vrasjen e policëve tanë, ka thënë Izmaku për Periskopin.

Intervisten e gjeni më poshtë:

 


Shpërndaje në: