Përgjimet e CIA, reagon Apple, Samsung dhe Microsoft

Përgjimet e CIA, reagon Apple, Samsung dhe Microsoft

Disa prej kompanive teknologjike, produktet e të cilave pretendohet se janë përdorur nga CIA, kanë reaguar sot.

Apple thotë se teknologjia e iPhone ka avancuar dhe përfaqëson standardin më të lartë të sigurisë.

Po kështu, Samsung ka reaguar për televizorët e saj F8000 që pretendohet se përmes tyre përgjon CIA.

Sipas Samsung, mbrojtja dhe siguria e pajisjeve të tyre është prioritet për kompaninë. Kompania koreano-jugore ka marrë seriozisht dokumentet e publikuara nga Wikileaks.

Në dokumente ishte përmendur edhe Microsoft, ndërsa Google nuk pranoi të komentonte në lidhje me akuzat se CIA ka përgjuar. /Syri.net/

Shpërndaje në: