Përgjigja e Ronela Hajatit për Samantën i habiti të gjithë
Emisioni “Shiko kush Luan” veç argëtimit ka bërë edhe të sqarohen disa çështje mes personazheve të njohur apo për të thënë gjëra që nuk kanë mundur t’i rrëfejnë më parë.
Kështu ndodhi me trekëndëshin e konfliktit Samanta-Ronela-Zerka. Si fillim ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, Samanta gjeti një rast për të kthyer përgjigje, dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë të sajën.
Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?
“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam– është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.