Përgatitja e dyllit për heqjen e qimeve në shtëpi, kurrë nuk ka qenë më e lehtë
Nëse jeni për ngutë dhe nuk keni kohë të shkoni tek estetisti, apo thjeshtë ndiheni më rehat nëse i largoni qimet vetë, ne kemi një zgjidhje të thjeshtë për ju.
Me disa hapa të thjeshtë, dhe përbërës që secili nga ne i ka në kuzhinë, ju mund ta përgatisni vetë në shtëpi dyllin për heqjen e qimeve si një profesioniste e vërtetë.
Ne do ju tregojmë dy mënyra:
Për mënyrën e parë ju duhen:
250 gr. Mjaltë
250 gr. Sheqer
125 ml. Limon
Dhe në vend të shiritave të letrës ju mund të përdorni ndonjë bluzë pambuku që nuk ju hyn më në punë, ose diçka të ngjajshme.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkrini sheqerin në një tenxhere në nxehtësi mesatare derisa masa të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.
Shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit duke e përzier masën deri sa të trashet.
Largojeni nga nxehtësia dhe lërëni të ftohet, dhe dylli është gati për përdorim.
Për mënyrën e dytë do t’ju duhen:
240 gr. Sheqer
60 ml. Limon
60 ml. Ujë të thjeshtë
Në një tenxhere hidhni të gjithë përbërësit dhe përzieni në një temperaturë mesatare deri sa masa të shkrihet dhe të marrë një ngjyrë kafe.
Krejt çka ju duhet të bëni para se t’a përdorni, është të prisni pak deri sa të ftohet, ta pastroni mirë lëkurën dhe ta aplikoni.