Përgatiteni vetë zbutësin e rrobave tuaja në shtëpi!
Larjet e vazhdueshme, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë, mungesa e hekurosjes ose në rastin më të keq hekurosja në temperaturën e gabuar, si dhe detergjentët e tejmbushur me përmbajtje kimike janë disa prej arsyeve që i bëjnë veshjet tuaja të ashpra.
Për këtë arsye shumë zonja dhe zonjusha përpiqen t’i rikthejnë në gjendjen e mëparshme duke përdorur zbutësit e rrobave. Madje do të guxonin të thonim që ashtu siç shoqëroni shampon e flokëve me balsamin, bëni të njëjtën gjë edhe me detergjentin e zbutësin përkatës.
Por jo gjithmonë arrini të keni rezultatin e duhur.
Shumë prej zbutësve që gjenden në supermarket janë shpeshherë jo cilësorë, përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe humbasin menjëherë aromën.
Për këtë arsye sot do ju propozojmë një recetë teje të veçantë, si të përgatisni zbutës rrobash në kushte shtëpie.
Përbërësit: 100 gr sodë buke, 100 gr kripë e trashë e bardhë, 200 ml uthull molle, 1 gotë ujë trëndafili dhe 100 ml vaj esencial. Mund të zgjidhni të preferuarin tuaj : vaj i arrës së kokosit, vaj bajamesh, vaj lajthie, vaj Macadamia etj.
Përgatitja: Bluajeni fillimisht kripën e trashë në blender derisa të kthehet në trajtë pluhuri. Më pas bashkojeni me sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit. Për të gjithë ato që nuk e dini si bëhët uji i trëndafilit receta është shumë e thjeshtë. Merrni disa gjethe trëndafili dhe vërini të zihen në temperaturë të ulët për 30-40 minuta. Mbylleni tenxheren me kapak (vendoseni mbrapsht), sipër vendosni kuba akulli që të përshpejtojnë procesin dhe filtrojeni me anë të një kullese.
Rikthehemi tek receta e zbutësit. Pasi keni bashkuar tre përbërësit e mësipërm, shtoni uthullën e mollës dhe vajin e përgjedhur. Kaloni të gjithë përbërësit në blender dhe do të vini re që do të formohet një masë e lëngshme në ngjyrë të bardhë në rozë.
Hidheni përmbajtjen në shishen e zbutësit të mëparshëm ose në çfarëdo lloj shisheje dhe përdoreni siaps nevojës.