Përgatiteni në shtëpi kremin tuaj të trupit me përbërës natyralë!

Përgatiteni në shtëpi kremin tuaj të trupit me përbërës natyralë!

Ndonëse femrat kanë shporta pa fund me produkte të tilla si kremërat dhe vajërat e ndryshme, këto të fundit duket se asnjëherë nuk mjaftojnë.

Po sikur t’ju jepnim një recetë kremi të bërë në kushte shtëpie, a do të merrnit mundin ta provonit?

Përbërësit janë natyralë, vajrat esencialë do t’i japin një aromë fantastike kremit dhe ky i fundit nuk do të dallojë nga produktet kozmetike të blera në dyqane.

Përbërësit:
1/2 filxhanit gjalpë shea
1/8 e filxhanit vaj jojoba
1/2 filxhanit vaj kokosi
20 pika vaj esencial (zgjidhni aromën e preferuar)

Përgatitja:
1. Përzieni gjalpin shea, vajin e kokosit dhe atë të jojobës në një vazo qelqi.
2. Vendoseni këtë kavanoz në një tenxhere me ujë që vlon në zjarr.
3. Pasi vajrat të jenë përzierë bashkë, vendoseni kavanozin në frigorifer (ngrirje) derisa masa të ngurtësohet.
5. Me një mikser elektrik ose mikser dore, përzieni sërisht këtë përbërje derisa tekstura të arrijë atë të gjalpit dhe ndërkohë shtoni nga pak vajin esencial.
6. Ruajeni në temperaturë dhome .

Shpërndaje në: