Përgatiteni kremin kundër diellit në shtëpi pa kimikate
Kremi kundër diellit rekomandohet të jetë me faktor mbrojtës mbi 30 gjatë ditëve të nxehta, në mënyrë që të parandalohet jo vetëm djegia e lëkurës nga rrezet UVB, por dhe krijimi i qelizave kancerogjene nga ato UVA.
Kremi duhet aplikuar rreth 30 minuta para se të dilni në diell, pasi kjo është koha që rekomandohet nga dermatologët për një mbrojtje të efektshme përpara se të ekspozohemi në diell.
Disa njerëz e blejnë të gatshëm kremin e plazhit, ndërsa të tjerë kanë dëshirë ta përgatisin vetë.
Përbërësit
Dyll blete 1/8 gotës
Vaj kokosi 1/3 gotës
Krem për bebet me përqindje të lartë yndyre 1/4 gotës
Shtoni vajin e kokosit dhe dyllin e bletëve në një tas qelqi, shkrini duke e futut enën e qelqit në një enë me ujë të vluar.
Pasi të jenë shkrirë të dyja shtoni edhe kremin e bebeve.
Përziejeni për disa minuta derisa të jetë përzier plotësisht, dhe lejeni të ftohet.
Më pas kremi do të jetë i gatshëm për përdorim!