Përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit, ja si

Përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit, ja si

Pastrimi i trupit përmes lëngjeve është një mënyrë efikase për të larguar toksinat nga sistemi ynë, duke përmirësuar funksionimin e organeve dhe duke ndihmuar në rritjen e energjisë së përgjithshme.

Por, ja si të përgatisni disa nga lëngjet më të mira detoks që mund të bëni lehtësisht në kushtet e shtëpisë tuaj.

Lëngu i mollës, xhenxhefilit dhe karrotës

Përbërësit: 2 karrota, 1 mollë, 1 copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja: Lajini mirë të gjithë përbërësit, pastaj qërojini dhe pritini në copa të vogla. Vendosini në një shtyrdhës dhe përziejini mirë.

Përfitimet: Ky lëng është i pasur me vitaminë A nga karrotat dhe me antioksidantë nga mollët, ndërsa xhenxhefili ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe përmirësimin e tretjes.

Lëngu i selinos dhe limonit:

Përbërësit: 4 degë selino, lëngu i 1 limoni.

Përgatitja: Pastroni selinonë dhe vendoseni në shtrydhës së bashku me lëngun e limonit.

Përfitimet: Selinoja ofron hidratim dhe ndihmon në balancimin e niveleve të aciditetit në trup, ndërsa limoni është i njohur për vetitë e tij detoksifikuese.

Lëngu i boronicave dhe mjedrave:

Përbërësit: 1 filxhan boronica, 1 filxhan mjedra.

Përgatitja: Lajini frutat dhe vendosini në një blender. Shtoni pak ujë për të lehtësuar përzierjen.

Përfitimet: Ky lëng është i mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmet e radikaleve të lira dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës.

Lëngu i mjaltit, mente dhe ujit të kastravecit:

Përbërësit: 1 kastravec i madh, disa gjethe mente, 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Qëroni dhe pritsi kastravecin, shtoni gjethe mente dhe mjaltë, dhe përziejini në një blender me pak ujë.

Përfitimet: Kastraveci është i njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, ndërsa mjalti shton një ndjenjë ëmbëlsie natyrale dhe përfitime antimikrobike.

Përgatitja e lëngjeve detoks në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur një trup ë shëndetshëm. Me përbërës të thjeshtë dhe pak përgatitje, ju mund të përfitoni nga vetitë e tyre të jashtëzakonshme. Përveç shijes freskisë, këto lëngje ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore që ndihmojnë në pastrimin e trupit tuaj në mënyrë natyrale. Nisni ditën tuaj me një nga këto lëngje për më shumë energji./Top Channel

Shpërndaje në: