Përgatisni deodorantin tuaj në shtëpi, natyral dhe pa kimikate
Gjatë verës, përveç ndryshimeve në gardërobë, femrave u duhet të bëjnë edhe disa ndryshime në çantën e kozmetikës, ta pasurojnë atë me produkte të domosdoshme për trupin dhe fytyrën gjatë kësaj stine.
Një nga këta produkte është pa diskutim anti-djersa. Deodoranti anti-djersë jo vetëm që neutralizon erën e djersës apo aroma të tjera të trupit, por ju jep gjithashtu një ndjesi freskie.
Në lidhje me përdorimin e tij ka gjithmonë zëra skeptikë. Gjithsesi në qoftë se nuk ju pëlqejnë deodorantët që gjeni në supermarket, ju mund të përgatisni një të tillë në shtëpi dhe efekti do të jetë akoma më i mirë.
Ne sjellim për ju dy receta shumë interesante që mund t’i provoni në çdo kohë;
Deodorant me rozmarinë dhe uthull molle
Rozmarina është një erëz që u jep një shije të veçantë gatimeve të ndryshme pa harruar të përmendim aromën e saj ndjellëse.
Nëse e bashkoni me uthullën e mollës do të krijoni një deodorant natyral, i cili neutralizon erën e djersës dhe në të njëjtën kohë, ndihmon për të rregulluar pH-në e lëkurës.
Përbërësit:
1 gotë çaj rozmarine (150 ml), 150 ml uthull molle dhe një shishe qelqi.
Për të përgatitur çajin e rozmarinës, mjafton të grimconi gjethet e saj dhe ta zieni me një gotë uji të ftohtë. Në fund duhet ta filtroni mirë dhe bashkojeni me uthullën e mollës.
Tundeni mirë përzierjen dhe hidheni tek shishja e qelqit. Shishja duhet mbajtur për 10 ditë në një vend të ftohtë dhe të errët. Pasi të kalojë kjo periudhë përdoreni sipas dëshirës.
Deodorant me xhel alore vera dhe lëng limoni
Aloe Vera është një bimë medicinale që përdoret prej vitesh për të trajtuar problemet e lëkurës. Vetitë e saj anti-bakteriale dhe hidratuese, kombinuar me përbërësit e dobishëm dhe acidet natyrale të limonit eleminojnë erën e keqe nga sqetullat duke iu dhënë vazhdimisht ndjesinë e freskisë.
Përbërësit:
3 lugë gjelle xhel aloe vera, 2 lugë gjelle lëng limoni, 100 ml ujë trëndafili dhe 1 lugë gjelle vaj esencial bajamesh.
Shtoni xhelin e aloe verës dhe lëngun e limonit në një tas, përziejini me mikser që të shpërbëhet plotësisht xheli i aloe veras. Më pas shtoni vajin e bajameve dhe ujin e trëndafilit.
Sipas dëshirës mund të hidhni ose jo glicerinë.
Përdoreni këtë deodorant sa herë të keni nevojë.