Përfundon takimi i Osmanit me shefin e CIA-s (Video)
Sapo ka përfunduar takimi në presidencë i shefit të CIA-s, William Burns, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani
Takimi nuk ka zgjatur shumë.
Në oborrin e presidencës janë parë forca të shumta policore.
Kujtojmë se Burns, para Prishtinës, ishte në Sarajevë e Beograd, por rreth vizitave të tij atje, nuk pati asnjë detaj. Periskopi gjatë ditës së sotme raportoi nga burimet e veta se Drejtori i CIA-s, William Burns, pritet ta vizitojë Kosovën.
Eskorta me shefin e CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës (VIDEO)