Përfundon takimi i Juves me agjentin e CR7, Jorge Mendes: ‘Zonja e Vjetër’ nuk pret më
Takimi i drejtuesve të lartë të Juventus me menaxherin e fuqishëm Jorge Mendes sapo ka përfunduar.
CEO bardhezi Maurizio Arrivabene, zv/presidenti Pavel Nedved dhe kreu i zonës sportive Federico Cherubini e kishin thirrur takimin me menaxherin portugez për çështjen më të nxehtë të momentit: të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Biseda, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, nuk çoi në asnjë zhvillim thelbësor.
Mendes bëri një përmbledhje të interesimit të PSG dhe City për klientin e tij, por nuk vendosi në tavolinë asnjë ofertë konkrete.
Me këto supozime, drejtuesit e Juventus vuri në dukje se klubi synon ta mbyllë këtë faqe sa më shpejt të jetë e mundur.
Bardhezinjtë kanë konkluduar takimin me një mesazh shumë të qartë: klubi nuk pret në mënyrë pasive vendimet e të tjerëve.
E dëshiron që lojtari të dalë sa më shpejtë nga kjo situatë. Sidoqftë, Allegri planifikon ta aktivizojë nga fillimi në ndeshjen kundër Empolit, e dyta e Serie A.