Përfundon rundi i parë: Joshua goditet rëndë nga Usyk
Ka përfunduar rundi i parë në meçin mes Usyk dhe Joshuas, duel ky në kategorinë e rëndë në boks.
Joshua ka pranuar një goditje në nofull qysh në rundin e parë nga Usyk por që është gjithçka në rregull, shkruan Periskopi.
Edhe Usyk pranoi disa goditje në trup, por pa rrezik.
Kujtojmë se titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO aktualisht i mbanë boksieri ukrainas, Oleksander Usyk i cili kishte mposhtur vitin e kaluar britanikun, Anthony Joshua pas vendimit të gjyqtarëve.