Përfundon numërimi i votave në Malishevë, lista e votave të deputetëve AAK-NISMA

Tashmë ka përfunduar i gjithë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Malishevës.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka marrë rekord vota në këtë komunë, plotë 7526, duke u pasuar nga Arbëreshë Krasniqi po e Nismës me 6558 vota. Vesel Krasniqi, edhe ky Nismës, renditet i treti me 6301 vota, i pasuar nga Isni Kilaj me 4793 vota.
Edhe Xhevahire Izmaku nga Nisma, në Malishevë ka marrë shumë vota. Ajo renditet e pesta me 4775 vota.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Malishevë renditet i 11-ti me vetëm 1368 vota.
Lista e plotë: