Përfundon Kuvendi i Punës: FFK bën të ditur se zgjerimi i ‘Fadil Vokrrit’ dhe aplikimi i VAR janë prioritetet

Përfundon Kuvendi i Punës: FFK bën të ditur se zgjerimi i ‘Fadil Vokrrit’ dhe aplikimi i VAR janë prioritetet

Ka përfunduar Kuvendi i Rrregullt i Punës i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku u prezantuan të arriturat dhe puna e këtij institucioni me në krye kryetarin Agim Ademi.

Në këtë kuvend i cili u mbajt online, përveç zyrtarëve të FFK-së, morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Në kuvend u miratua raporti financiar për 2020, ku u paraqitën punët e realizuara gjatë këtij viti si dhe objektivat për 2021.

Aty u bë e ditur se fokusi kryesor gjatë vitit 2020, i cili ishte i vështirë për shkak të pandemisë ishte te mbështetja financiare e federatave dhe klubeve, si dhe rinovimi dhe zgjerimi i disa fushave dhe sallave sportive.

Nga ana tjetër u tha se FFK për vitin 2021 synon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 7.000 ulëse, implementimin e sistemit VAR në Superligën e Kosovës.

Shpërndaje në: