Përfundon intervsitimi i Ema Radoiçiq nga Policia e Kosovës
Gruaja e terroristit Millan Radoiçiq e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor në veri të vendit.
Nga policia kanë konfirmuar se pas intervistimit, gruaja e Radoiçiqit është liruar.
“Krimet ekonomike e kanë përdorur objektin e policisë për intervistimin e kësaj gruaje. Pas intervistimit është liruar”, tha policia.
Gruaja e kriminelit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq, është intervistuar pas sekuestrimit të pasurisë së tyre, pas agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.