Përfundon Euro 2020 për Spinazzolan, lëndimi që pësoi do ta lë jashtë për shumë muaj

Sot Italia ka fituar kundër Belgjikës në një betejë të gjatë dhe të mundimshme në çerek-finalen e Euro 2020.
Skuadra e Mancinit ka arritur një fitore të madhe, por njëkohësisht ka pësuar edhe një humbje të madhe në skuadrën e saj pasi që Spinazzola ka pësuar një demtim që do ta lë gjatë jashtë, transmeton Periskopi.
U pa edhe nga reagimi i lojtarit i cili shpërtheu në të lot sepse e dinte që lëndimi nuk ishte i vogël.
Lojtari ka lënduar tendinën e Akilit, këtë e ka konfrimuar edhe super gazetari Fabrizio Romano i cili u shpreh se:
Leonardo Spinazzola lëndoi tendinën e Akilit, sapo raportoi @SkySport. Ai do të jetë jashtë për shumë muaj. Një nga lojtarët më të mirë të Euro deri më tani./Periskopi