Përfundojnë ndeshjet e Supërligës: Ballkani shokohet nga Arbëria, Drenica triumfon kundër Llapit

Përfundojnë ndeshjet e Supërligës: Ballkani shokohet nga Arbëria, Drenica triumfon kundër Llapit

Dy ndeshjet e fundit mes Balkanit-Arbërisë dhe Drenicës – Llapit janë mbyllur me shumë gola dhe spektakël.

Ekipi nga Suhareka nuk ka arritur që të marrë 3 pikë dhe të jetë në garë për titull, në anën tjetër Arbëria bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke arritur fitore në udhëtim dhe duke siguruar 3 pikë shumë vendimtare për mbetjen në Ligë, teksa regjistroi një fitore 3-2, shkruan Periskopi.

Golat për Arbërinë u shënuan nga Kreshnik Bahtiri, i cili realizoi dy herë në minutën e shtatë dhe 47-të dhe Llugiqi në minutën e 67-të, kurse golat për vendasit u shënuan nga Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.

Në anën tjetër, dueli mes Drenicës dhe Llapit përfundoi me triumfin e vendasve me rezultatin 4-2.

Një lojë shumë e rëndësishme dhe vendimtare për mbetje në Ligë.

Cekim se pas kësaj humbjeje befasuese, Ballkani mbetet në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, teksa do ta ketë shumë të vështirë ta zë tash Prishtinën, e cila ka pesë pikë më shumë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: