Përfshirja e AKI-së nga Gërvalla për lajmin e rreme, Kajtazi: Prokuroria duhet ta hetojë rastin deri në fund

Përfshirja e AKI-së nga Gërvalla për lajmin e rreme, Kajtazi: Prokuroria duhet ta hetojë rastin deri në fund

Në dritën e përfshirjes së AKI-së nga Drejtori i Televizionit Publik (RTK) Rilind Gërvalla, në lidhje me lajmin e rremë kundër Periskopit dhe Nacionales, gazetari Vehbi Kajtazi ka kujtuar se kjo agjenci e ka të ndaluar me ligjin rrjedhën e informacioneve pasi ato mbeten të klasifikuara.

Ai theksoi nevojën që Prokuroria të hetojë rastin deri në fund nën argumentin se një rast i tillë ka të bëjë me rrezikim e jetës së njerëzve.

“Këtu ka probleme shumë të mëdha. E para që AKI-ja nuk guxon me nxjerr informacione, sepse janë të klasifikuara dhe kushdo që nxjerr info nga brenda e kap ligji. AKI-ja nuk mund të shpërndaj info më dikë që nuk është i aturoizuar. Pra, dy elemente janë këtu që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Këtu duhet Prokuroria me u marrë dhe me e sqaru rastin deri në fund, sepse ka të bëjë me rrezikim të jetës së njerëzve. Në ditët sotme, nëse dikujt i thu bashkëpunëtor i terroristit Milan Radoiçiq, nuk mundet ai person me qenë në liri. Edhe ai, edhe ai që e ka thënë. Nuk mundet.” – tha Kajtazi në “Rubikon”.

Shpërndaje në: