Përfitimet shëndetësore të verës së nxehtë
Njeriu mund të bëjë jetë të gjatë e të shëndetshme përmes disa ndryshimeve të thjeshta në stil të jetesës.
Përveç ushqimit të shëndetshëm, edhe ushtrimet e rregullta fizike, gjumi i mjaftueshëm, kufizimi i alkoolit dhe mos pirja e duhanit janë të rëndësishme.
Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për ushqimet dhe pijet që duhet konsumuar për të jetuar më gjatë, duket se edhe një përbërës që gjendet në verë të nxehtë sjell shumë përfitime.
Vera e nxehtë bëhet nga vera e kuqe duke e kombinuar me erëza të ndryshme, duke përfshirë kanellën, xhenxhefilin, arrëmyshkun dhe karafilat.
Kur vera e nxehtë konsumohet në sasi të moderuar, ajo sjell shumë përfitime shëndetësore për shkak të përbërsve që ka.
Vera e kuqe
Vera e kuqe, e cila është përbërësi kryesor i verës së nxehtë, sjell më shumë përfitime shëndetësore sesa çdo pije tjetër alkoolike, ndërkaq është dëshmuar se e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.
Kanella
Edhe kanella është dëshmuar se e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke e ulur nivelin e kolesterolit.
Xhenxhefili
Xhenxhefil po ashtu është përbërës i cili sjell shumë përfitime shëndetësore, në mesin e tyre edhe uljen e nivelit të kolesterolit.
Karafili
Përbërësit që gjenden në karafil ndihmojnë ta mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Arrëmyshku
Studimet kanë treguar se dozat e larta të arrëmyshkut i zvogëlojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, siç është kolesteroli i lartë dhe nivelet e larta të triglicerideve.