Përfitimet shëndetësore nga pirja e çajit të xhenxhefilit
Çdo ndryshim i stinës mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të çojë në dhimbje të fytit apo çrregullime të tretjes.
“Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur që ju duhet për shëndetin tuaj”, ka thënë mjeku indian, Dixa Bhavsar.
Sipas tij, çaji i xhenxhefilit ndihmon në qetësimin e fytit tuaj, në heqjen e dembelizmit, djegien e dhjamit të barkut, në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut për shkak të gazit, në rritjen e tretjes, në uljen e fryrjes së barkut, si dhe përmirëson imunitetin, shkruan Indianexpress, përcjell Klankosova.tv
Përbërësit që nevojiten për përgatitjen e këtij çaji janë:
1 xhenxhefil i copëtuar
1 gotë ujë
Lëng limoni
Mjaltë
Metoda
Ziejeni xhenxhefilin në ujë për 5-7 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, dhe në fund pasi çaji të marrë temperaturën e dhomës ose të jetë i vakët, jo përderisa është i nxehtë, ia shtoni mjaltin.