Përfitimet që sjell akulli në lëkurë

Përfitimet që sjell akulli në lëkurë

Reduktoni problemet e lëkurës, duke masazhuar fytyrën me akull

Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme vendosni një kub akulli dhe masazhoni fytyrën.

Ja përfitimet që sjell akulli në lëkurë:

I jep shkëlqim lëkurës, akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës, nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës  dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të lëkurës.

Redukton rrathët e zinj poshtë syve, nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do t’ju ndihmojë të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën, kubet e akullit luftojnë radikalet e lira në lëkurë, minimizojnë dukjen e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket më perfekte.

Parandalon rrudhat, siç e thamë dhe më sipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.

Shpërndaje në: