Përfitimet estetike të bananes
Janë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore të bananes. Përveç vlerave te tjera për shëndetin, ky frut na bën edhe më të bukur.
Bananja gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj. Ajo do të hidratojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara dhe të buta./periskopi.com
Për bukuri
Bananja është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime etj. Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës.
Maskë për fytyrë
Marrim një banane, e shtypim mirë dhe e përziejmë me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E përhapim këtë masë mbi fytyrë dhe e lëmë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpërlajmë me ujë të vakët.
Maskë për flokë delikate
Disa ekspertë të flokëve pohojnë se bananja është kondicioneri më i mirë për flokë. Mjafton të marrim një banane, ta shtypim dhe më pas ta përhapim mbi flokët e lagura.
Aplikoni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja, shpërndajeni atë me krëhër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlani mirë me ujë të vakët.
Pasi ta keni përdorur disa herë do të vëreni ndryshimin e fytyrës dhe të flokëve tuaj./periskopi.com