Përfitimet e vendosjes së akullit në fytyrë

Përfitimet e vendosjes së akullit në fytyrë

Ja përfitimet që sjell akulli në lëkurë:

I jep shkëlqim lëkurës: akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës: nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të lëkurës.

Redukton rrathët e zinj poshtë syve: nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do t’ju ndihmojë të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën: kubet e akullit luftojnë radikalet e lira në lëkurë, minimizojnë dukjen e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket më perfekte.

Parandalon rrudhat: siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.

 

Shpërndaje në: