Përfitimet astronomike të CR7 nga ushqimet jo të shëndetshme, pasi i kushtoi 4 miliardë Coca Colas

Përfitimet astronomike të CR7 nga ushqimet jo të shëndetshme, pasi i kushtoi 4 miliardë Coca Colas

Cristiano Ronaldo largoi nga fytyra e tij pijet e gjigantit Coca Cola duke larguar shishet nga tavolina e konferencës për shtyp, por vetë futbollisti ka bërë miliona nga produkte jo shumë të shëndetshme në të kaluarën.

Veprimi i portugezit në konferencë, para fitores 3-0 kundër Hungarisë në Euro 2020, i kushtoi brendit 4 miliardë dollarë, transmeton Periskopi.

Vlera e Coca Colas ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë.

Derisa 36-vjeçari njihet si një fanatik i ushqimit të shëndetshëm, në të kaluarën ai kishte përdorur imazhin e tij për promovimin e produkteve që ta shkurtojnë jetën.

Sidoqoftë, në të kaluarën ai kishte bërë një spot promocional, pikërisht për Coca Colan.

Nuk dihet sa ishte paguar nga kompania për këtë reklamë, e cila thuhet se ishte bërë në vitin 2006.

Ronaldo duket ka harruar se marrëveshjet me kompani të tilla e kanë ndihmuar atë të krijojë pasurinë miliardëshe, madje – sipas ‘Forbes’ – ai është bërë futbollisti i parë miliarder falë tyre. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: