Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian: Ukraina është Evropë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian: Ukraina është Evropë

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.

Kallas ka thënë se Ukraina është Evropë.

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë.”

Këto deklarata vijnë pas një përplasjeje të ashpër midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime ndaj Rusisë për të arritur paqen, ndërsa Zelensky refuzoi, duke përmendur krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe duke theksuar se kompromisi ishte i pamundur.

Si rezultat, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla midis SHBA-së dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.

Shpërndaje në: