Përfaqësimi i Kosovës në OKB nga Donika Gërvalla, Çitaku: Është për keqardhje
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë e ftuara e radhës në Reel Talk që realizohet me gazetarin Nebih Maxhunin në Periskopi.
E pyetur se si e sheh përfaqësimin e Kosovës në OKB, nga Donika Gërvalla, Çitaku u shpreh se është për keqardhje.
“Është për keqardhje sepse në atë tavolinë askush nuk e sheh Donika Gërvallën si anëtare të LVV’së, aty e shohin Kosovën. Edhe në seancat e Këshillit të Sigurimit gjithmonë jam koordinuar me aleatët tanë. Vetëm kujtojeni sulmin në Banjskë, për here të pare ka ndodhur që në KS të dënohet edhe Kosova edhe Serbia…”– u shpreh ajo për Periskopin.