Perez kthehet në Madrid, injoron të gjithë gazetarët përveç njërës që i dha puthje

Perez kthehet në Madrid, injoron të gjithë gazetarët përveç njërës që i dha puthje

Florentino Perez duket se tashmë është një njeri me një mision të madh – ringjalljen e projektit European Super League.

Presidenti i skuadrës së Real Madrid, Florentino Perez, i cili njihet si nga njerëzit më të fuqishëm në botën e futbollit, ka qenë sot në një vizitë në Barcelonë.

Atje Perez është takuar me presidentin e Juventus, Andrea Agnelli dhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Pas katër oreve takim, Perez është kthyer në Madrid. Sipas pamjeve nga Madridi, Perez nuk është përgjigjur për asnjë gazetar, përcjell Persikopi.

Ajo çka mori vëmendje ishte fakti që Perez u ndal vetëm për një gazetare, madje vetëm për t’i dhënë një puthje.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e momentin kur Perez arrin në Madrid. /Periskopi/

Shpërndaje në: