Perëndimi duhet ta mirëpres ndërrimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Perëndimi duhet ta mirëpres ndërrimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Evropa e ka një frikë të madhe e të kuptueshme për ndryshimin e kufijëve kombëtarë. Por diskutimet për një shkëmbim të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin në një konflikt të madh për dy dekada, meriton një mbështetje të kujdesshme.

Kjo nënkupton fundin e viteve të të menduarit konvencional në qarqet e politikës së jashtme perëndimore. Por tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë një kokëdhimbje e madhe për Evropën që vyen të tejkalohet. Ajo ushqen jostabilitet në krahun juglindor të BE-së dhe paraqet një pengesë të madhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e deklaruar të Kosovës më 2008 dhe zyrtarisht e njeh atë territory – popullësia e së cilës është kryesisht me shqiptarë etnikë – si një krahinë rebele. Pesë anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën, poashtu. Shumica prej tyre, ashtu si Spanja, kanë ndërkohë frikë të ndarjes për veten e tyre. Rusia dhe Kina e mbajnë Kosovën jashtë OKB-së dhe në një mjegull ndërkombëtare.

Ndërsa qorrsokaku vazhdon, asnjëri vend nuk ka shpresë reale për anëtarësimin në BE. Brukseli e ka bërë të qartë për Beogradin se duhet të zgjidhet problem me Kosovën para se të ndodhë anëtarësimi.

Nuk ka një zgjidhje për konundrumin e Kosovës pa një marrëveshje të cilën do ta mbështesnin të dy palët, dhe shkëmbimi i territoreve duket çelësi i një marrëveshjeje të tillë. Kosova do të jepte komunat e saj veriore me shumicë serbe për pjesët me shumicë shqiptare në jugperëndim të Serbisë. Serbia do ta njihte Kosovën dhe nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e saj në OKB; Kosova do të përkushtohej në mbrojtjen e manastireve mesjetare serbe dhe të pjesës së mbetur të pakicës serbe në Kosovë.

Pse Serbia do ta pranonte një marrëveshje të tillë? Sepse ajo tregon një pranim se politikat amerikane dhe evropiane ndaj tyre kanë dështuar. Kosova doli nga mbikëqyrja ndërkombtare dhe tashmë Serbia duhet të njohë pavarësinë dhe integritetin territorial të saj. Një shkëmbim territorial e lejon Serbinë që të thotë: “Ju provuat ta bënit një gjë të tillë me neve, por nuk funksionoi.” Pohime të tilla janë potente, veçanërisht kur vendet të lidhura me çështje emocionalisht të ngarkuara si historia, identiteti dhe territori.

Për anën e saj, Kosova merr anëtarësinë e plotë në komunitetin ndërkombëtar dhe fiton një rrugë të qartë për në anëtarësimin në BE. Menjëherë mund t’i bashkohet Këshillit të Evropës, duke iu dhënë njerëzve të saj mbrojtjen e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Pse, atëherë, ka aq shumë kundërshtim? Kancelarja Angela Merkel tha javën e kaluar që “ka përpjekje që ndoshta të flitet për kufijtë dhe ne nuk mund ta bëjmë atë.” Carl Bildt, që ka qenë i përfshirë në rajon për gati 30 vjet, e quajti idenë “një recept për jostabilitetin gjeopolitik.” [Në anën tjetër, Wolfgang Petrisch, negociatori kryesor i BE-së në bisedimet paqësore, e mbështet idenë.]

Kundërshtimi kryesor është që ndryshimi i kufijëve dikund kërcënon me ndryshim kufijsh në rajon. Maqedonia e ka një minoritet të madh etnik shqiptarësh që dominon pjesën e territorit që zgjatohet në periferi të kryeqytetit, Shkupit; një shkëputje do të thoshte një luftë tjetër e tmerrshme. Rajoni i dominuar me serbë në Bosnjë dhe Herzegovinë vazhdimisht kërcënon me ndarje. A do t’i ngriste zërat e tyre një ndërrim territoresh?

Tetë vjet më pare, unë shkova në Maqedoni, dhe Bosnjë e Herzegovinë për Grupin e Krizës Ndërkombëtare për të hulumtuar mbi këtë kërcënim. Unë dhe kolegët e mi shqiptarë dhe serbë përfunduam se rreziku ishte real por i menaxhueshëm. Që nga atëherë, Maqedonia është bërë larg më stabile, dhe e ka një qeveri progressive e multietnike; Anëtarësia në Nato është e mundshme që në fillim të vitit të ardhshëm. Popullësia shqiptare e vendit është pragmatike dhe e kënaqur të jetojë në një vend me të ardhme të mire dhe me integrim dhe prosperitet evropian.

Republika Serbe në Bosnjë dhe Herzegovinë përbën një çështje tjetër. Lidershipi i saj dhe shumica e popullësisë me të vërtetë duan të shkëputen. E megjithatë, e dinë se është e pamundur.

T’i hedhim një sy hartës. Rajoni i saj përfshin dy gjysmat: një lindje të vogël e të varfër përgjatë kufirit me Serbinë dhe një pjesë të pasur e të madhe përgjatë kufirit me Kroacinë. Mund t’iu bashkohet atyre distrikti i vogël vetqeverisës i Brcko-s. Serbët mund të deklarojnë pavarësinë nesër, por dy të tretat apo më shumë e popullësisë së saj mund të mbetet në perëndim, pa rrugë tokësore në pjesën tjetër miqësore të territorit. Kushtetuta e Bosnjës dhe Herzegovinës tashmë i jep atij rajoni një autonomi skajshmërisht të madhe, që mund të humbet nga një përpjekje e dështuar për shkëputje.

Shumë duar të vjetra të ballkanit instinktivisht i thonë jo ndryshimit të kufijëve, duke argumentuar që ato e reflektojnë logjikën e spastrimit etnik horrifik në të 90-at. Këto raste mund të jenë akte agresive por krejt e kundërta mund të ndodhë. Kosova dhe Serbia po flasin për një marrëveshje nga e cila të dyjat mund të përfitojnë, me një mbështetje të konsiderueshme për popullin që do të prekej në mënyrë direkte. Ajo premton të sjellë më shumë bashkëpunim, një cilësi që mungon në rajon.

Marrë nga Politico.eu | Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: