Peregrin Accounting & Consulting hap zyrat në Prishtinë
Peregrin Accounting & Consulting, një kompani e specializuar për shërbime financiare ka hapur zyrat e saj në Prishtinë në një ceremoni të organizuar ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore dhe ajo publike.
Sami Mazreku nga Peregrin Accounting & Consulting para të pranishmeve të shumtë ka thënë se kompania që tashmë ai drejton do të ofroj shërbime që përmbushin standardet më të larta të menaxhimit financiar.
“Me shumë pasion dhe përkushtim, ne ofrojmë ekspertizë financiare, ekspertizë gjyqësore, trajnime ndërkombëtare dhe shumë mundësi të tjera që synojnë të bëjnë ndryshimin në jetën profesionale të klientëve tanë. Ne besojmë shumë fort se çdo hap që bëjmë është një investim në të ardhmen e sigurt dhe të suksesshme te të gjithë atyre që na besojnë në potencialin dhe profesionalizimin tonë të dëshmuar” ka thënë Mazreku.
Ai më tutje ka bërë të ditur se Peregrin Accounting & Consulting do të ketë dy zyra.
Njëra nga këto zyra është në Prishtinë, ndërsa zyra tjetër ndodhet në Augsburg të Gjermanisë.
Mazreku më tutje ka njoftuar se zyra jonë në Prishtinë do të jetë e gatshme të punojë me kapacitet të plotë duke filluar nga 28 nëntori dhe do të angazhohet në një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë Financën dhe Kontabilitetin, të cilat janë themeli i punës së kompanisë.
Sipas tij shërbimet do të përfshijnë:
- Mbajtjen e librave të kontabilitetit
- Hartimin e deklaratave tatimore
- Hartimin e pasqyrave financiare
- Analizën e pasqyrave financiare
- Vlerësimin e biznesit dhe parashikimet financiare
- Përfaqësimin e bizneseve dhe individëve pranë ATK-së
- Revizionin e pasqyrave financiare
Gjithashtu, kompania do të ofrojë Ekspertiza Financiare të natyrave të ndryshme, duke siguruar zgjidhje të personalizuara dhe të besueshme për klientët tanë.
Përveç kësaj, Peregrin Accounting & Consulting do të realizojë Ekspertiza Gjyqësore, duke ofruar mbështetje në çështje të lidhura me ligjin dhe procese të ndryshme gjyqësore.
Mazreku më tutje ka treguar se fusha e trajnimeve është njëra prej shtyllave kryesore të kompanisë që ai drejton.
“Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me Institucione të ndryshme ndërkombëtare në fushën e trajnimeve financiare dhe për këtë çështje tashmë ne kemi shumë ekskluzivitete, ku shume shpejt do të bëjmë publike edhe detajet për këtë çështje” ka thënë Mazreku.