Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur

Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur

Nuk ka nevojë për panik, shfrytëzoni njërën nga këto metoda dhe dukuni përkryer, transmeton Telegrafi.

1. Solucioni me qumësht dhe mjaltë
Të gjithë i dinë efektet antimikrobakteriale të mjaltit dhe prapavijën qetësuese të qumështit.
Përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe qumësht.
Vëni këtë përzierje në sy, përmes pipetës.

2. Luga e ftohur
Merrni katër lugë, futini në nga një gotë me ujë dhe vërini në ngrirës.
Pasi të jenë ftohur, vërini në sy, një nga një.
Kur njëra lugë fillon të nxehet, hiqeni dhe vëreni tjetrën.
Përsëriteni këtë proces për dhjetë minuta.

3. Vëni qese të çajit të gjelbër
Çaji i gjelbër, është efektiv në një varg problemesh me syrin.
Ky çaj përmban bioflavonoid, që është efektiv në luftimin e baktereve dhe infeksionit.
Vendosni qeset e vakëta në sy të mbyllur dhe luftoni thatësinë dhe pezmatimin.

p-euml-rdorni-k-euml-to-tet-euml-mjete-sh-euml-rimi-p-euml-r-sy-t-euml-that-euml-dhe-t-euml-skuqur_hd-780x439

4. Xheli i Aloe Verës
Të gjithë i dinë përparësitë shëndetësore të Aloe Verës.
Kombinoni xhelin e Aloe Verës, me pak ujë të ftohtë dhe vendoseni në sy.
Kjo do të lehtësoi në masë të madhe thatësinë në sy dhe përjetimin e vështirë.

5. Uji i trëndafilave
Vendosni ujë trëndafilash në pambuk dhe vendoseni në sy.
Kjo ka efekt freskues dhe ndikon në lagështinë e syrit.

6. Uthull molle
Përzini pak uthull molle me ujë dhe njomeni rrethin e pambukut.
Përparësitë antimikrobakteriale që ka uthulla e mollës, ndihmon në luftimin e bakterit dhe lehtëson infeksionin.

7. Të qarët
Heqja e thatësisë së syve, në mënyrën më të mirë bëhet përmes të qarit.
Lotët janë agjent antibakterial, që i shpëlajnë papastërtitë dhe sjellin lehtësi.

8. Lani fytyrën me ujë të ftohtë
Kjo është gjëra më e thjeshtë që mund të bëni.
Uji i ftohtë nxitë qarkullimin e gjakut, duke bërë që të mënjanohet sa më shpejtë e syrit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: