Përdorimi i telefonit në tualet mund të jetë i dëmshëm në shumë mënyra!
Sondazhet e fundit, thonë se shumë prej njerëzve, janë të varur nga telefonat. Nëse jeni dikush që e merr telefonin e tij me vete në tualet dhe aty, filloni ta përdorni, ka disa rreziqe që duhet të dini, jo vetëm të dëmshme për shëndetin, por edhe me një ndikim në mënyrën si funksionon mendja juaj.
– Mund të shpërndahen shumë baktere të dëmshme
Një studim i fundit tregon se telefonat tanë janë edhe më të papastër se tualetet, fakt ky, jo dhe aq i këndshëm.
Shumë prej telefonave tanë mund të jenë të mbuluar në E.coli, bakter i lidhur me problemet e zorrëve, si për shembull, helmimi nga ushqimet. Gjithsesi, ky nuk është i vetmi bakter, që merret në tualet.
– Mund të rrisë shanset për marrjen e hemorroideve
Kjo ndodh për shkak të kohës që shpenzoni ulur në tualet, ku presioni është mbi organet tuaja, të cilat qëndrojnë në një vend pa mbështetje, siç është WC-ja.
Edhe pse duhet studime të thelluara për këtë, rastet me hemorroide janë rritur që prej prezantimit të smartphone-ve. Pra, dhe pse ndonjëherë qëndrimi me telefon në tualet mund të duket si relaksues, ai është i dëmshëm për shëndetin tonë.
– Mund të limitojë kapacitetin tonë për të menduar
Telefonat mund të ndërpresin përqendrimin tonë dhe të menduarit. Thënë kjo, koha pa shpërqendrimin e të paturit një telefon është thelbësore për mendjet tona dhe është diçka që na nevojitet. Pra, edhe ato pak minuta pa telefon në tualet, mund të jenë “pushimi” që i duhet mendjes sonë.
– Mund të shkaktojë mosfunksionim të legenit
Kalimi i kohës së zgjatur në tualet mund të nënkuptojë probleme për muskujt tanë. Në veçanti, organet tona si zorra, fshikëza dhe vagina, sepse muskujt e legenit nuk janë aq të fortë sa t’i mbështesin ato.
Kjo është pjesërisht për shkak të mënyrës së qëndrimit tonë ulur, veçanërisht nëse jemi përkulur për një kohë të gjatë.
– Rrit varësinë tuaj ndaj telefonit
A e dini se 1 në 10 të rinj do të preferonin të humbnin një gisht sesa telefonin e tyre?
Burimi: Bright Side