Përdorimi i detergjenteve dëmton mushkëritë po aq sa duhanpirja

Përdorimi i detergjenteve dëmton mushkëritë po aq sa duhanpirja

Përdorimi i detergjenteve apo produkteve të tjera të pastrimit mund të dëmtojnë mushkëritë, po aq sa duhanpirja.

Sipas një studimi të publikuar në American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine gratë që punojnë në fushën e pastrimit kanë treguar një performancë më të dobët të mushkërive krahasuar me gratë e tjera.

Studimi ka dalë në përfundimin se vëllimi respirator maksimal ka rënë më shpejt te gratë që pastronin shtëpitë , por më të rrezikuara ishin ato, të cilat pastrimin e kishin profesion.

Autorët kanë zbuluar një rënie të funksionit të mushkërive, sa ajo e shkaktuar nga një duhanpirje e vazhdueshme dhe kanë hedhur hipotezën se një rënie e tillë ndodh për shkak të irritimit të provokuar nga shumë prej këtyre produkteve mbi mukozat që veshin rrugët e ajrit, gjë që, me kalimin e kohës, shkakton ndryshime të qëndrueshme dhe nga rimodifikim të tyre.

Shpërndaje në: