Përdori cigare elektronike, adoleshenti me mushkëri si të një 70-vjeçari

Përdori cigare elektronike, adoleshenti me mushkëri si të një 70-vjeçari

Pirja e cigares elektronike për pak e vrau Adam Hergenreder.

Në fund gushtit, 18-vjeçari nga Gurnee, Illinois, u shtrua në spital pasi përdori cigare elektronike për më shumë se një vit e gjysmë.

“Ishte e frikshme ta mendoja. Ajo pajisje e vogël ua shkaktoi këtë gjë mushkërive të mia,”-tha Adam, ndërsa kujtoi lajmin që mjekët i dhanë për gjendjen shëndetësore të mushkërive.

Mushkëritë e 18-vjeçarit dukeshin si ato të një 70-vjeçari.

Hergenreder në mesin e qindra përdoruesve të cigareve elektronike në Shtetet e Bashkuara, mushkëritë e të cilëve janë dëmtuar nga avulli i cigares, shumë prej tyre të rinj.

Hetuesit ende nuk e kanë identifikuar shkakun e sëmundjeve.

Administrata Trump tani planifikon të heq cigare elektronike me aromë nga tregjet.

“Pse është e rëndësishme? Ne po shohim një rritje të përdorimit të cigareve elektronike me aromë nga nxënësit,”-tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA, Aleks Azar./Oranews/

Shpërndaje në: