Përditësohet tabela olimpike: Kosova pëson rënie, Kina lidere para ShBA-ve

Klasifikimi i Lojërave Olimpike Tokio 2020 është përditësuar, duke bërë që Kosova të pësojë rënie në renditje.
Shteti i Kosovës, i përfaqësuar me 11 sportistë, ka arritur të fitojë dy medalje të arta nga udhëtimi në Tokio, duke dhuruar gëzim të madh për adhuruesit e sportit në Kosovë.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ishin sportistet që arritën t’i sigurojnë Kosovës medalje ari. Sigurisht, e gjithë kjo ishte e mundur edhe falë punës së shkëlqyer nga trajneri i tyre, Driton Kuka.
Në renditjen e përgjithshme të Tokio 2020, është Kina ajo që prinë, duke lënë prapa ShBA-të dhe Japoninë.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e klasifikimit nga Lojërat Olimpike. /Periskopi/