Përditësimi i fundit nga KQZ: Janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalur me një noftim të fundit, ku ka bërë të ditur se janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
“Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Postimi i plotë: