Përditësimi i fundit nga KQZ-ja, bie përqindja te PDK-ja e LDK-ja – i shtohet VV-së
![Përditësimi i fundit nga KQZ-ja, bie përqindja te PDK-ja e LDK-ja – i shtohet VV-së](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/476208076_652776060607556_3290843845704565819_n-600x360-2-500x300.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar punën për të mënjanuar gabimet në sistemin e numërimit të votave.
Në ora 11:54, KQZ-ja ka përditësuar faqen e tyre duke ia hequr nga 0.1% Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Numri i vendvotimeve të numëruara ka mbetur i njëjtë nga aq sa ishte edhe dje, 2522.
Deri në numërimin final, KQZ-ja ka për të numëruar edhe 0.43% ose thënë më mirë edhe 11 vendvotime tjera.
Me përditësimin e fundit, Lëvizja Vetëvendosje 40.87% nga 40.86% sa kishte mbrëmë.
0.1% i është shtuar edhe Koalicionit për Kosovën Fituese. Ky koalicion momentalisht ka 7.46% nga 7.45 sa kishte mbrëmë.
PDK-ja ndodhet e dyta me 22.03%, ndërsa vendin e tretë e mban LDK-ja me 17.61%.