Përdhunoi të dashurën e tij, merret vendimi nga gjykata për Mason Greenwood

Përdhunoi të dashurën e tij, merret vendimi nga gjykata për Mason Greenwood

Sulmuesi i Manchester United Mason Greenwood është liruar me kusht nga gjykata, pasi që u morr në pyetje për dyshim përdhunimi dhe sulm ndaj të dashurës së tij, raporton policia angleze.

Greenwood u arrestua të dielën pasi që në rrjetet sociale u publikua një video ku sulmuesi anglez e sulmon seksualisht dhe kërcënon me vdekje ish-të dashurën e tij.

Policia e qytetit të Manchesterit në komunikatën e tyre nuk e ceku emrin e Greenwood, ku më pas tregoi që 20 vjeçari është në liri me kusht.

“Një 20 vjeçar i arrestuar të dielën e 30 janarit të vitit 2022, për dyshim përdhunimi dhe sulmi ndaj një femre, është liruar me kusht deri sa të ketë zbulime të tjera lidhur me rastin në fjalë”, shkruante në komunikatën e policisë së Manchesterit.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e radhës së Gjykatës së Manchesterit në rastin e Mason Greenwood, derisa të zbulohen më shumë fakte dhe të konfirmohet se lojtari në fjalë ka kryer veprat si përdhunim, sulm dhe kërcënim me vdekje.

Shpërndaje në: