Përdhosja e emblemës së UÇK-së, Klinaku: Ministrja Haxhiu të marrë masa ose të jap dorëheqje

Përdhosja e emblemës së UÇK-së, Klinaku: Ministrja Haxhiu të marrë masa ose të jap dorëheqje

Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ka reaguar pasi u përdhos emblema e UÇK-së brenda objektit të Ministrisë së Drejtësisë.

Klinaku duke e quajtur skandaloze këtë, kërkoi edhe dorërheqjen e ministres Albulena Haxhiu.

“Ministrja e Drejtësisë, përveç reagimit e kërkimit që të hetohet dhe ndjeket kjo, duhet që të marrë masa të menjëhershme aty, e pse jo që ta ofroj edhe dorëheqjen kur nuk është e zonja për të bërë asgjë”, tha Klinaku.

Postimi i plotë:

Këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij.
Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i Ministres është shumë skandaloze.
Ministrja e Drejtësisë, përveç reagimit e kërkimit që të hetohet dhe ndjeket kjo, duhet që të marrë masa të menjëhershme aty, e pse jo që ta ofroj edhe dorëheqjen kur nuk është e zonja për të bërë asgjë.

Shpërndaje në: